Emërimi i Rashiqit ministër, reagon edhe BE-ja

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, u emërua të enjten në krye të këtij dikasteri nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, emërimi i politikanit serb, partia e të cilit nuk ka përfaqësim në parlament, po kontestohet.

Eksperti i së Drejtës Kushtetuese, Ditar Kabashi thotë se kur caktohen ministrat nga komuniteti serb, pëlqim për kandidatin duhet të japin të paktën 6 deputetë.

“Që të emërohet një ministër serb duhet të marrë edhe miratimin formal, kështu e thotë Kushtetuta, thotë që duhet ta marrë miratimin e shumicës së deputetëve të atij komuniteti që pohojnë se e pretendojnë. Nëse Nenad Rashiqi nuk i ka marrë minimum 6 vota nga ana e komunitetit serb, zgjedhja e tij nuk është në pajtim me Kushtetutën”, thotë Kabashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here