Edi Rama: Pa UÇK’në e Thaçit dhe LDK’në e Rugovës nuk mund kuptohet ardhja në këtë ditë

epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të fjalimit të tij e ka përmendur LDK’në dhe UÇK’në, që sipas tij, pa to “nuk mund të kuptohet ardhja deri në këtë ditë e as vazhdimësia përtej kësaj ditë”.

Ai tha se Rugova u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer, ndërsa shtoi se Thaçi u nda përkohësisht në një mision që vazhdon.

“Dy emra do të sjellë këtu në vëmendje, pa të cilët nuk mund të kuptohet dot, as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën,

një i munguar i madh sot, pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh sot në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht, në një mision që vazhdon”, ka thënë Rama në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

Rama theksoi Kosova nuk do të presë gjatë për njohjen përfundimtare aq sa ka pritur për të shpallur pavarësinë.

“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

Tutje, Edi Rama tha se dëshironte të theksonte fatin tragjik të atyre që kishin nënshkruar deklaratën e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

Shefi i ekzekutivit të Shqipërisë tha se “mbase kjo ditë festive nuk duket e duhura” por insistoi se kjo “nuk mund të lihet” pa u thënë.

“Do të doja të sillja në vëmendje një fakt që mua s’më ka rënë rasti ta them, por as s’kam pasur rastin ta dëgjojë të thuhet. Mbase kjo ditë festive nuk duket e duhura… Por sot, pikërisht sot, nuk mund të lihet pa kujtuar se historia jetësore e atyre 40 firmëtarëve të pavarësisë përshkruhet nga funde tragjike”, tha kryeministri shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here