Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nuk ka konsensus mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor rreth deklaratës përfundimtare të Samitit të BE’së-Ballkanit Perëndimor, që nënkupton edhe sanksionet ndaj Rusisë mes tjerash.
Kryeministri shqiptar Rama i ka thënë gazetës serbe Danas se nuk është i sigurt nëse Serbia do të nënshrkuajë deklaratën e plotë.
“Do ta shohim gjatë ditës se çfarë do t% ndodhë, por gjithsesi do të bisedojmë” ka thënë Rama.
Presidenti serb Aleksandar Vucic rreth qëndrimit të BE’së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, ai është deklaruar në Tiranë se “Serbia është shtet i pavarur, që i di obligimet e saj në rrugëtimin evropian dhe tashmë ka përshtatur me disa prej vendimeve, por duhet pasur parasysh se qëndrimi i ndryshëm kur bëhet fjalë për integritetin e vet territorial dhe sovranitetin”.
Sipas gazetës serbe Nova që pretendon se në deklaratën përfundimtare të BE’së, Serbia do të theksohet për qortim dhe siç pretendohet madje edhe me ndëshkim të pezullimit të procesit të anëtarësimit.