E konfirmojnë nga policia: Katër policë të lënduar në ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se numri i policëve të lënduar pas përleshjes së tifozëve të Prishtinës me ata të Trepçës është 4.

Katër policë janë lënduar sot në tentim për të neutralizuar përleshjen e tifozërive ‘Plisat’ – ‘Torcida’, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Siç thuhet nga Ahmeti, nuk ka ndonjë tifoz të lënduar në raportin zyrtar. Megjithatë, nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e një tifozi prishtinas, i cili dukej në gjendje shqetësuese.

““Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, ka thënë Ahmeti, përcjell lajmi.net.

Tutje, nga policia bëjnë të ditur se do të nisin hetime për identifikimin dhe arrestimin e personave që u përfshinë në këtë zënkë. Kjo do të bëhet në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, shtoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së në Prishtinë.

Superkupa e Kosovës, e cila u fitua nga Prishtina, u shëmtua me këto sjellje të tifozëve. Skena të ngjashme pati edhe në ndeshjen Bashkimi – Peja, po ashtu e zhvilluar në Prishtinë, ku dy tifozëritë sulmuan njëra-tjetrën, para se Policia e Kosovës të intervenonte për të neutralizuar situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here