Dyshimet se u helmua nga Rusia, teste toksikologjike për ish-ministrin bjellorus

Vijon të ketë hije vdekja e dyshimtë e ministrit të Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, i cili humbi jetën disa ditë më parë në rrethana të panjohura.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë presidenti Lukashnko është në ankth për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe për këtë arsye ka ndërruar stafin e sigurisë, por edhe atë të kuzhinierëve.

Madje raportohet se për të hequr çdo dyshim, Lukashenko ka urdhëruar dhe kryerjen e testeve toksikologjike në trupin e ish-diplomatit për të sqaruar të gjitha pretendimet për një vrasje me helm.

Gjithashtu, edhe ekipi i sigurisë që ishte i ngarkuar për ruajtjen e 64-vjeçarit po i nënshtrohen makinës së të vërtetës.

Dyshimi kryesor është se ministri mund të jetë vrarë dhe se i gjithi ishte një mision i brendshëm, i urdhëruar nga Rusia, në mënyrë që Lukashenko të detyrohej që t’i bashkohej luftës kundër Ukrainës. Mesazhi i kësaj vrasjeje mendohet të jetë një paralajmërim për presidentin bjellorus se mund të jetë ai i radhës, nëse nuk i bindet Moskës.

Ministri Makei ishte ndër politikanët e vetëm të qeverisë në Minsk që nuk ishte nën ndikimin e liderëve të Rusisë, përfshirë presidentin Vladimir Putin.

Madje vlerësohej dhe si një pasues i mundshëm i Lukashenkos në drejtim të vendit, dhe duket se kjo mund të ketë ndikuar në fatin e tij, pasi një zhvillim i tillë kërcënonte ndikimin e Kremlinit në udhëheqjen e Bjellorusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here