Home Lajem Dy javë pasi u punësua, arrestohet mësuesja në SHBA – kreu marrëdhënie...

Dy javë pasi u punësua, arrestohet mësuesja në SHBA – kreu marrëdhënie intime me nxënësin

22-vjeçarja që punësua si mësuese në një shkollë në Oklahoma, u arrestua pasi u zbulua se kishte kryer marrëdhënie intime me një nxënës, vetëm dy javë pasi filloi punën.

Ashley Waffle, ishte pranuar në punë në shkollën Granite Public Schools, me kontratë të përkohshme. Në fakt ajo filloi punën më 10 tetor, kurse me 25 tetor u kap duke shkëmbyer mesazhe me një 16-vjeçar.

Mediat lokale raportojnë se zyrtarët e shkollës kishin lajmëruar policinë, se po qarkullojnë thashethemet se mësuesja e re mund të jetë në lidhje me një nxënës nga qyteti që ka më pak se 2 mijë banorë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Waffle para 9 nëntorit kishte kryer dy herë marrëdhënie intime me adoleshentin në apartamentin e saj.

Të nesërmen ishte shkarkuar dhe tani po ballafaqohet me organet e drejtësisë, ku mbi rëndojnë dy pika të aktakuzës, për përdhunim dhe mund të dënohet me burgim deri në 15 vite.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here