Drenas: Një person gjuan me armë zjarri ndaj disa qytetarëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur në Gllogoc kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz

Siç njofton policia në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës dhe një predhë.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

”Gllogoc 20.12.2022 – 00:20. Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë.

Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante,” thuhet në raportin 24-orësh të PK’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here