Drenas: Dy meshkuj mbyllin në banesë dy vajza, i maltretojnë dhe u dëmtojnë telefonin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza kanë raportuar se derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj janë dërguar në një banesë dhe janë sulmuar fizikisht nga ta.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë të njëjta më pas janë dërguar edhe në një shtëpi tjetër, me ç’rast edhe janë maltretuar nga dy meshkujt kosovarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

”PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht.

Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor,” thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here