Dramatizon Serbia: Dhezet Vucic jep urdhër gatishmërie luftarake për policinë serbe

Fushata e Serbisë për të ekzagjeruar e eskaluar situatën në Veri u ndez edhe sonte me pretendime se Kosova do të sulmojë nesër me trupa në barrikada dhe tani me urdhër të presidentit Aleksandar Vucic policia serbe është në gatishmëri luftarake të plotë, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e bëri të ditur ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Bratislav Gasic, në një komunikatë të hënën në mbrëmje.

Para Vucic një media e afërt me të, Vecernje Novosti, kishte dalë me pretendim se përveq gatishmërisë luftarake ka edhe plan për të sulmuar në Veri nesër me rreth 1500 trupa speciale në Kosovë. Këtë pretendim Novosti ka shkrua ta ketë mësuar jo zyrtarisht nga qarqe jo zyrtare të afërta me KFOR.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here