‘Donbas-Rusi, Kosova-Serbi’: Kontingjenti i parë fashist serb shkon tek mercenarët Wagner në Rusi

Një grup serbësh kanë shkuar dhe janë fotografuar në selinë e grupit famëkeq mercenar rus Wagner, të udhëhequr nga krimineli rus Yevgeny Prigozin. Në fotografinë e publikuar shihet grupi i serbëve në qendrën e grupit mercenar në Shën Petersburg me flamurin me parullën ‘Donbas është Rusi – Kosova është Serbi”,.

Ishin hulumtuesit dhe gazetarët Samuel Ramani dhe Ivana Stradner që kanë shkruar në Twitter për kërcënimin e sigurisë që paraqesin për Ballkanin Perëndimor nga lufta hibride e Rusisë.

Ivana Strander, një hulumtuese dhe korrespodentë për Kyiv Post ka shkruar se grupi serb që vizitoi qendrën e Wagner kanë diskutuar organizmit të protestave në mbështetje të Rusisë.

Rishtas media shtetërore ruse Russia Today ka hapur redaksinë e saj në Serbi, duke nisur portalin e lajmeve me synim të hapjes së televizionit në një fazë të ardhshme.

Media tjetër shtetërore ruse Sputnik tashmë operon në Serbi ka kohë duke përhapur narracionin e pro Kremlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here