Është ndër personazhet më të përfolura në mediat e show bizit.
Bëhet fjalë për Learta Jakupin, rejën e këngëtares Shyhrete Behluli.
Ajo pasi u martua me djalin e Shyhretes, ka marrë vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale, përcjell ORAinfo.
Krahas punës në biznesin e saj, Learta tregohet shumë e kujdesshme edhe ndaj fëmijëve të saj, Matinit dhe Matnës.
Learta sot ka publikuar një imazh të dy fëmijëve të saj, derisa i ka bërë gati për t’i dërguar në shkollë.
Të veshur bukur dhe me disponim të mirë Matini dhe Matina i dhurojnë buzëqeshje të lezetshme nënës së tyre para se t’i dërgojnë në shkollë.
‘Disponimi i mëngjesit’, ka qenë përshkrimi qe Learta i ka bërë kësaj fotografie.