Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është rritur kuadri i oficerëve profesionist pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani.
Agon Berisha dhe Uran Jahiri, janë dy të diplomuarit në Akademinë Ushtarake në Gjermani.
“Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë. Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës”, shkroi Mehaj në Facebook.
Gjithashtu, Mehaj ka njoftuar se edhe Art Sahiti e ka përfunduar kursin e karrierës për komandant kompanie dhe është avancuar në “Kapiten”.
Tutje, ai tha se këta oficerë janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë.