Dënimi me 21 vite burg për 2.1 milionët e vjedhur në Thesar, reagon Hykmete Bajrami: Hajnat në burg!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Pas dënimit të Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, ka ardhur reagimi i Hykmete Bajrami, ish-ministres së Financave në kohën kur u vodhën milionat.

“E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.
Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.
Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkrendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kethen sa më parë në buxhetin e shtetit.
Hajant e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale” shkruan Bajrami në reagim./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here