Mediat lokale serbe në Mitrovicën e Veriut kanë raportuar se ka pasur shpërthime dhe shkrepje armësh në komunat e Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut. Kjo është konfirmuar tashmë nga Policia e Kosovës
Sipas raportit të portalit Jepi Zë ku u raportua se ka dalë një xhirim i incidentit të shpërthimeve në Mitrovicë të Veriut. Në xhirim shihet tym tek tre rrokaqiejt dhe dëgjohen krisma të thyerjes së dritareve të lokaleve afër.
Policia e Kosovës ka raportuar se protestuesit serbë kanë demoluar zyrat e KQZ’së, e kundërta nga pretendimi i Petar Petkovic, drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Serbi’ që pretendonte se ishte policia që ka demoluar zyrat.
Ndërsa, në komunën e Zubin Potokut janë lëshuar sirenat e alarmit nga banorët lokalë serbë pas tentimit të zyrtarëve të KQZ për të hyrë në ndërtesën e komunës. Njejtë ishte raportuar edhe për një tentim në Mitrovicën e Veriut për të hapur zyrat e KQZ’së.
KQZ ka njoftuar se tentimet për të hapur zyrat për zgjedhjet e 18 dhjetorit por nuk ka qenë e mundur.