Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq njihet si politikan radikal serb me deklarata ekstreme ndaj Kosovës.
Mirëpo, ndryshe ndodhë kur ai zhvillon takime me ndërkombëtarët. Ai sot u takua me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland në margjinat e Takimit Ministror të OSBE-së në Lodz të Polonisë.
Ata diskutuan për gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe ranë dakord se duhet të punohet për intensifikimin e dialogut politik.
Sa i përket çështjes së Kosovës, Daçiq nënvizoi se Serbia është e gatshme t’i shqyrtojë të gjitha iniciativat që vijnë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.