Dacic tha se Kurti jeton në realitet paralel, por ‘zbutet ca’ për planin franko-gjerman

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic ofendoi kryeministrin Albin Kurti por pati një moment kthese në qasjen tërësisht refuzuese të tij për planin franko-gjerman, tani të BE’së, një bazë e mirë tha por me një kusht të pritshëm nga ai dhe Serbia.

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, të mërkurën ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë pritet në pranverë. Dacic ka deklaruar për median serb B92 se “s’ka afate të përmendura askund, dhe nuk janë pjesë të asnjë marrëveshjeje të arritur”.

Dacic vazhdoi tutje duke ofenduar kryeministrin Kurti si një njeri të paarsyeshëm dhe jo bashkëpunues. Pastaj shtoi edhe një kërcënim të nënkuptuar se mund të ketë edhe braktisje të dialogut.

“Ai jeton në realitet paralel. Për dialog duhen dy palë, e nganjëherë edhe tre. Nëse nuk iu duhet Serbia atëherë nuk është e nevojshme të zhvillohet dialogu” ka thënë Dacic.

I pyetur nëse “propozimi francez-gjerman” është i pranueshëm për Serbinë, kryediplomati serb Dacic tha se ky “propozim do të do mund të ishte një bazë e mirë fillestare për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, nëse nuk ka anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara” për Kosovën.

Detajet e planit të quajtur franko-gjerman tani të ngritur në kornizë të dialogut mes Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga BE’ja, asnjëherë s’ka pasur zyrtarisht. Detajet e pakta kishin përmendur ngjashmërinë me marrëdhënien mes dy shteteve Gjermane gjatë luftës së ftohtë, një njohje jo formale. Ishte përmendur se Serbia nuk do të pengonte Kosovën në anëtarësimin në OKB por nuk do ta njihte atë formalisht.

Kjo ishte refuzuar tërësisht si nga presidenti serb Aleksandar Vucic dhe tani ministri serb ipunëve të jashtme Ivica Dacic, në fillim të muajit nëntor pasi sipas tij ai përmbante në themel njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në komunikatën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të mërkurën e javës së kaluar pas ujdisë për targat, ku u pranua propozimi franko-gjerman si evropian tani, u njoftua se të dyja palët janë dakord.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se njohja e ndërsjellë është në qendër të propozimit dhe ka afat deri në pranverë e vitit të ardhshëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here