“Ç’të duket vetja ty”- Luizi tregon se çfarë i tha produksioni në dhomën e rrëfimit: “Më bënë për dy lek…”

Një ngjarje e pak ditëve më parë e padëgjuar nga publiku ishte ajo çka kishte ndodhur me Luizin dhe produksionin në dhomën e rrëfimit.

Vetë Luizi po i tregonte ngjarjen Kiarës nën zë, mirëpo fjalët e tij arritën të kuptoheshin.

Mesa duket produksioni kishte dhënë urdhër për të mos hapur një nga dyert e shtëpisë, mirëpo Luizi nuk e kishte dëgjuar, ashtu si ai u shpreh. Lokimagazine.com

Pasi theu rregullin, Luizi ishte thërritur në dhomën e rrëfimit, ku produksioni i ishte drejtuar me fjalët: “Kush je ti që hap derën, çfarë kujton se të duket vetja!”.

Luiz: Më kanë bërë për dy lekë më kanë bërë

Kiara: Kush?

Luiz: Në dhomën e rrëfimit

Kiara: Për çfarë?

Luiz: Ngaqë hapa derën, ‘kush je ti që hap derën, çfarë kujton se të duket vetja’, vari l*sht, edhe kjo na duhej!

Kiara: Thjesht mos u nxito, se nxitohesh ndonjeherë

Luiz: Jo moj unë se kam dëgjuar. Këta paskan thënë që kur të bëjmë njoftim të dytë do dilni, do hapet dera kur t’ju njoftojmë ne. Unë kam qenë me tharëse në kokë, s’kam dëgjuar gjë. Mendova se qe si herët e tjera që e hapnim. Unë nuk dola, thjesht e hapa”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here