Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë për çështjen që Kosova nuk ka ende ministër të shëndetësisë.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Çitaku ka kërkuar përgjegjësi për këtë.
“Qe afro tre muaj Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Kush mbanë përgjegjësi për këtë? Opozita? Mediat? ”armiqtë e pushtetit”? Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz.”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë, se dje është raportuar se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.