Kështu ka ndodhur edhe me një çift në Pejë, të cilin e zuri sherri pasi u kapën me njëri-tjetrin para dy ditësh. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.B., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, me të cilën kishin shkuar për të kaluar kohë bashkë në një villë.
Aty, sherri mes tyre kishte nisur pas një konflikti verbal, që nisi me ofendime nga i dyshuari, e më pas eskaloi në dhunë. Siç mëson Sinjali, ai po dyshohet se i ka thënë të dashurës së tij ‘s’du me t’marr se je kur*ë, e më pas e ka rrahur, duke i thënë se “ me mua do të jesh deri në vdekje”.
Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka dërguar të dashurën te shtëpia e saj, e më pas është larguar prej aty. Por s’ka shkuar gjatë dhe Policia e ka arrestuar, pasi viktima e ka denoncuar për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.