Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka arritur për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Para se të arrijë në kryeministri, ai fillimisht ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Sic ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përrfshirë arritjën e një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.