Chollet i reagon Vuçiqit pas deklaratës se “9 vende kanë çnjohur Kosovën”

Këshilltari i Departamentit Amerikan Derek Chollet, i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili deklaroi se nëntë shtete kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Chollet i ka quajtur deklaratat e Vuçiq “shpërqëndrim”, duke shtuar se nuk janë në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar Bashkimi Evropian.

“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla”, ka thënë Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nëntë shtetet kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se i 10-ti është në radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here