Çfarë i bashkoi Shkumbin Istrefin e Sabri Fejzullahun?

Shkumbin Istrefi është aktor i njohur shqiptar.

Ai ka luajtur në shfaqje, filma e seriale televizive, ku më shumë njihet më shumë për rolin e tij në serialin vendor “Kafeneja Jonë”.

Në një prononcim, aktori zbuloi se çka fshihet pas fotografisë që ka publikuar krahë këngëtarit Sabri Fejzullahu.

“Sabriu është pjesë e serialit “Tre Vllaznit” dhe një fotografi e publikuar në ‘Facebook’ është nga xhirimet i cili do të publikohet në muajin mars ose në prill. Për momentin jam i angazhuar vetëm me serialin “Tre Vllaznit”, në të cilin jam në regji”.

Ndërsa sa i përket “Kafeneja Jone” ai tha se për t’u rikthyer nuk është në plan.

“Është vështirë, është projekt i madh, zor me gjet financim”.

Për kolegët e “Kafeneja Jone” ai tha se ka raport të mrekullueshëm më të gjithë.

“Raportet janë të shkëlqyeshme, kur kemi diçka bashkëpunojmë”, përfundoi ai.

Pamje të para nga sezoni i ri i “Kafeneja Jonë” (Foto) - Telegrafi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here