E padyshim se në mbrëmje nuk ka munguar edhe një befasi e këndshme nga Dubai.
Burj Khalifa apo njohur ndryshe si ndërtesa më e lartë në botë, tashmë është zbukuruar me flamurin e bukur kombëtar të gjithë shqiptarëve.
Kjo është bërë e diture dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Burj Khalifa kuqezi je ti”,shkroi Rama.
Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.