Burime pranë Putin: Pranon të humbasë deri në 300 mijë ushtarë”, Moska vijon sulmet në Ukrainë

Lufta në Ukrainë deri më tani ka qenë deficitare për ushtrinë ruse, ku burime flasin tashmë për të paktën 100 mijë ushtarë të vdekur nga fillimi i shkurtit të kaluar. Por sipas njerëzve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, kjo shifër rrëqethëse nuk e shqetëson shumë atë.

Sipas tyre, “Putin është i gatshëm të humbasë deri në 300 mijë ushtarë për të përmbushur objektivin e tij”, aneksimin e provincave pro-ruse dhe shkatërrimin ekonomik dhe institucional të Kievit.  “Nuk do të dorëzohemi, pavarësisht numrit të vdekjeve”, kanë vijuar këto burime, që janë botuar ditën e sotme nga  e përditshmja New York Times.

Ndërkohë rusët kanë rifilluar sulmet me dronë, me shumë mundësi nga kontingjenti ardhur nga aleati i “padukshëm”, Teherani. Sipas ekspertëve ushtarakë, Irani mund të ketë furnizuar Moskën me modelet Shahed-131 e Shahed-136. Trupat ruse vijojnë me objektivin kryesor në këtë moment, marrja e qytetit strategjik të Bakhmut, ku kanë përqendruar forca të shumta.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjatë një interviste për një kanal francez që nuk do të tërhiqej por të kishte mundësi të përballej fizikisht me homologun e tij rus. “Nuk do të gjeja ndërmjetës, do të isha i gatshëm, edhe nesër”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here