Britanikët i dërgojnë Ukrainës raketat Brimstone 2, të dizajnuara për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka postuar një video ku shihen raketat Brimstonte 2 që i janë dërguar ushtrisë ukrainase.

Brimstone 2 janë raketa me precizitet të lartë të dizajnuar për sulm ajër-tokë, pra të cilat mund të godasin objektivat kudo në tokë, transmeton Telegrafi.

 

Sipas kësaj ministrie, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përdorin ato për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

 

Ato zakonisht lansohen nga aeroplanët e forcave ajrore, e njëjtë mund t’i përdorin ukrainasit – pra t’i hedhin nga aeroplanët luftarakë.

Së fundmi Britania ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës edhe helikopterë – e kjo është dërgesa e parë e këtij lloji të armëve që po i dërgohen Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

[presto_player id=704]

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here