Kameruni ka arritur të bëjë të “pamundurën” duke arritur të marrë 3 pikë të plota, ndaj Brazilit, por duke i pozicionuar përfundimisht në vendin e tretë, pa arritur të kualifikohen për në raundin tjetër.
Në minutën e 92-të, sulmuesi shtatlartë, Vincent Abubakar tundi rrejtën e Edersonit, duke i dhënë fund qëndrimit të Brazilit, pa asnjë gol të pësuar, në “Katar 2022”. Në fazën e 1/16-ve, Brazili i vendit të parë do të përballet me vendin e dytë të grupit H, Korenë e Jugut, ndërsa Zvicra e cila u pozicionua në vendin e dytë do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.