Televizionet shtetërore kanë publikuar pamjet e mjeteve të blinduara, me një drejtkëndësh të kuq, simbole që përdoren shpesh për të njohur njëri-tjetrin gjatë luftimeve.
Të njëjtën gjë bëri dhe ushtria ruse pak ditë para nisjes së ofensivës në Ukrainë, kur Putin urdhëroi vendosjen e një “Z” të zezë në tanket dhe mjetet e tjera luftarake.
Megjithatë, presioni ndaj Bjellorusisë është rritur ndjeshëm në muajt e fundit nga Kremlini, por Lukashenko heziton pasi një hap i tillë do ta shkatërronte ushtrinë e tij menjëherë.
Inteligjenca perëndimore ende beson se një sulm nga Bjellorusia nuk ka gjasa dhe se Rusia po vendos trupa atje si një taktikë për të parandaluar Ukrainën që të ridislokojë trupat që aktualisht mbrojnë Kievin në vijat e frontit në jug dhe lindje.
Vladimir Putin besohet se po i bën presion homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, që t’i bashkohet luftës, por ai reziston, ndoshta nga frika se do të humbasë kontrollin e vendit të tij.