Sonya Sed nga LA ka 350,000 fansa në TikTok dhe thuhet se ajo është ‘binjake’ e Kim Kardashian.
Sonya Sed me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Kim Kardashian thotë se është ‘ngopur’ nga njerëzit që e krahasojnë me atë.
Ajo thotë se atë e kanë krahasuar që nga mosha 20 vjeçare, mirëpo ajo nuk e sheh fare ngjashmërinë me Kim.
Sipas saj njerëzit rregullisht e quajnë atë si ‘binjake’ e Kim-it.
“Unë nuk e shoh fare vetën si Kim. Isha pak e tronditur kur njerëzit filluan të më thonë këtë, sepse nuk shoh shumë ngjashmëri me veten time, por të gjithë thonë se dukem si Kim e re” është shprehur Sed.