Bajqinovci në Facebook ka shkruar se para 7 muajsh, të nxitur nga kushtet e rënda të punës së policëve të stacionit nr. 3 – Kodra e Trimave që punonte në kontejnerë kancerogjenë, patën kërkuar nga AVUK-u inspektim sanitar.
“Aty ishte rekomanduar që assesi të mos vazhdohet të punohet nga policët në ato ambiente, ku të paktën 5 policë ishin sëmurë me kancer si pasojë e materieve të kontejnerëve me vjetërsi 21-vjeçare. Sot, pas trajtimit të kësaj teme edhe në Komisionin parlamentar ku jam anëtar për Çështje të Sigurisë, jam i lumtur që bëmë përurimin e hapësirave të reja të punës për policët e stacionit nr. 3 të Kodrës së Trimave”, ka shkruar ndër të tjera Bajqinovci.
Kujtojmë se depueti Bajqinovci kishte alarmuar për kushtet e punës në stacionin e kaluar dhe kishte këkruar urgjentisht ndërtimin e një objekti të ri për stacionin policor nr 3.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Në festën kombëtare të 28 nëntorit, jam i gëzuar që po e hapim stacionin policor me nr. 3 të Kodrës së Trimave
Para 7 muajsh, të nxitur nga kushtet e rënda të punës së policëve të stacionit nr. 3 – Kodra e Trimave që punon në kontejnerë kancerogjenë, patëm kërkuar nga AVUK-u inspektim sanitar.
Aty ishte rekomanduar që assesi të mos vazhdohet të punohet nga policët në ato ambiente, ku të paktën 5 policë ishin sëmurë me kancer si pasojë e materieve të kontejnerëve me vjetërsi 21-vjeçare.
Sot, pas trajtimit të kësaj teme edhe në Komisionin parlamentar ku jam anëtar për Çështje të Sigurisë, jam i lumtur që bëmë përurimin e hapësirave të reja të punës për policët e stacionit nr. 3 të Kodrës së Trimave.
Këto ambiente do të jenë të përkohshme deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit të objektit të ri.
Së bashku me Festën e Flamurit, urime për policët e Kodrës së Trimave stacioni i ri policor!