Azem Syla, ish Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i bën vizitë Agron Ismajl Haradinajt, i cili po qëndron për në shërim në Gjermani.
Kujtojmë që Agroni ishte një nga ushtarët më të dalluar në ushtrinë çlirimtare. Ai kishte detyra të shumta në luftë, ku një nga to ishte urë lidhëse mes NATO-s dhe UÇK-së gjatë bombardimeve.
Agroni me tërë familjen ishin të angazhuar në shërbim të atdheut, ky angazhim i familjes së tyre ishte në llupën e armikut, ku i kishte të burgosur motrat Shqipen dhe Naimen, prindin Ismajlin, vëllezërit Naimin e Nasimin, pa përjashtuar Agronin si 14 vjeçar, që llogaritet si i burgosuri politik në moshën më të re në botë.
Sëmundja e Agronit është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, më konkretisht nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit në qershor të vitit 1998. Edhe sot e kësaj dite familja Hardinaj nuk po mundet të gjejë rehati, Nasimi i burgosur padrejtësisht në Hagë, Agroni me shëndet jo të mirë.