Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır, raporton TRT.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit pas ndihmës së parë në vendngjarje.
Sipas raportimeve, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, pasi ka rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.