Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Pas sulmeve të djeshme në objektin e Komisionit Qendror Zgjedhor në veri të Kosovës, ambasadori Rohde tha se kjo është e papranueshme.
Ambasadori gjithashtu tha se situata vërtet është shqetësuese dhe se dhuna e djeshme është e papranueshme.
Rohde tha se është mirë që Policia e Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in janë prezente.
“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde.